Sipas meteorologut Mendim Rugova, gjatë së dielës 57mm të reshura u regjistruan në Prishtinë deri në orën 22:00.
Këto të dhënë Rugova thotë se i regjistroi në stacionin personal.
Ai thotë se të reshurat e gjithë qershorit ndodhën për tri orë.
Shiu i rrëmbyeshëm me breshër e erëra të forta që përfshiu një pjesë të Kosovës ka shkaktuar probleme të theksuara edhe në komunikacion, sidomos në kryeqytet.
Në disa zona ka pasur edhe vërshime.
Shiu me breshër vjen në një mot të nxehtë ku temperaturat ditëve ë fundit iu kanë afruar 40 Gradë Celsius. Me këtë rrebesh shiu, edhe IHMK ka njoftuar se nga disa e sotme nxehti i quajtur “saharian”, do të kalojë dhe temperaturat do t’i kthehen të nxehtit normal.
Sasi e pabesueshme e breshërit në rajonin e Prizrenit, duket sikur borë
Rruga “Xhavit Ahmeti” në Prishtinë dëmtohet nga reshjet e shiut, bëhet e pakalueshme
Vërshimet në Prishtinë, këta janë numrat ku mund të kërkoni ndihmë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.