Policia e Kosovës u ka dëshiruar mirëseardhje të gjithë bashkatdhetarëve që po vijnë në Kosovë për pushimet verore.
Bashkë me urimin e mirëseardhjes, Policia ka lëshuar edhe një apel për ta, duke u kërkuar që të respektojnë rregullat e trafikut për sigurinë e tyre dhe të familjeve.
Në apel, Policia ka bashkëngjitur edhe gjobat për secilën shkelje të rregullave të trafikut, siç parashikohen me Ligjin e ri të trafikut.
Më 3 prill ka hyrë në fuqi Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion, duke filluar nga 20 euro deri në 6 mijë euro. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.