×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Në më pak se një muaj, mbi 700 mijë objekte të skanuara në Qendrën e Digjitalizimit

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 13:28

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se mbi 700 mijë objekte janë skanuar në më pak se një muaj në Qendrën e Digjitalizimit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Në një postim në platformën X, Kurti tha se kjo Qendër është e pajisur me teknologjinë më të avancuar dhe të sofistikuar në rajon.

    Kjo qendër na ka dhënë mundësinë jo vetëm të kapim hapin, por edhe të marrim drejtimin në digjitalizimin e dokumenteve dhe koleksioneve”, shkroi ai.

    Qendra e Digjitalizimit është ndërmarrja e parë publike për digjitalizimin e arkivit të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!