×
  • Lajme
  • Lajme / Njoftimi

    Ministri Maqedonci nesër në vizitë zyrtare në Kroaci, në fokus bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

    Reporteri
    25 Qershor 2024 | 14:20

    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci do ta vizitojë nesër Kroacinë. Atje do të pritet nga zëvendëskryeministri dhe ministri kroat i Mbrojtjes, Ivan Anushiq.

    Për këtë vizitë njoftoi sot Ministria kroate e Mbrojtjes.

    Sipas ministrisë, “në takim do të diskutohet për bashkëpunimin dypalësh të mbrojtjes, situatën e sigurisë në Evropën Juglindore, si dhe sfidat globale të sigurisë”.

    Pritja zyrtare do të mbahet në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë nga ora 10:00.

    Pas takimit, ministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!