×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani uron Bersetin në detyrën e re: Kosova s’do të ndalet në synimin për anëtarësim në KiE

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 9:57

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Sekretarin e ri të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.

    Osmani përmes një postimi në platformën X ka thënë se Kosova s’do të heqë dorë drejt synimit për t’u bërë anëtare e organizatës dhe për këtë tha se do të punojë bashkë me të për ta bërë realitet.

    “Urime për Alain Berset që u zgjodh Sekretari i ri i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës. Kosova është fuqishëm e përkushtuar për anëtarësimin në CoE – një anëtarësim që jo vetëm do të ishte një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm. Kosova, anëtarja e 47-të e KiE, është një synim që do të vazhdojmë ta ndjekim pa u ndalur. Mezi pres të punojmë së bashku për ta bërë realitet!”, ka shkruar Osmani në X.

    Këshilli i Evropës zgjodhi ish-presidentin e Zvicrës, Alain Berset si sekretar të përgjithshëm të ardhshëm, u njoftua të martën në mbrëmje.

    Parlamenti prej 306 anëtarësh i organizatës për të drejtat e njeriut me bazë në Strasburg mbajti një votim të fshehtë në dy raunde të martën. Berset ; Ish-ministri i kulturës i Estonisë Indrek Saar mori 85 vota në raundin e dytë dhe Reynders doli i treti me 46 vota./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!