×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga policia

    Digjen disa vetura në bodrumin e një objekti në Prishtinë, disa persona marrin tretman mjekësorë

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 13:08

    Në orët e para të mëngjesit disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një banese në Prishtinë.

    Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Ai ka bërë të ditur se disa persona për shkak të tymit dhe panikut kanë marrë trajtim mjekësor.

    “Rreth orës 01:15, është pranuar informata se disa vetura janë përfshirë nga zjarri në bodrumin e një objekti në rrugën “Ali Vitija” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin, si dhe janë ndërmarrë veprime të tjera për të parandaluar çfarëdo lloj rreziku. Përveç dëmeve materiale​, për shkak të tymit të krijuar, panikut ose arsye të tjera të ngjashme, disa persona kanë marrë trajtimin mjekësor”, ka thënë Borovci për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!