×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shko Albin”, Musliu-Shoshi reagon pas vendimit të Kushtetueses për Byronë për verifikimin e pasurisë së pajustifikueshme

    Reporteri
    26 Qershor 2024 | 17:07
    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallë të pavlefshëm Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

    Musliu-Shoshi në Facebook ka shkruar se nuk i ka mbetur asgjë kësaj qeverie, përved dorëheqjes.

    “Ligji i dytë kryesor i reformës në drejtësi i dështoj kësaj qeverie e cila thirret në drejtësi por është SHKELËSE serike e Kushtetueses! Nuk i ka mbet gjë tjetër përveç dorëheqjes. Shko Albin!”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Sipas njoftimit të Kushtetueses, është konstatuar se pika 2.1 e paragrafit 2 të nenit 2 (Fushëveprimi) në lidhje me paragrafin 2 të nenit 34 (Shqyrtimi në shkallën e parë) të Ligjit të kontestuar, nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] të Kushtetutës dhe paragrafët 1 dhe 2 të nenit 46.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!