Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar sot komunën e Dragashit, e cila u prek dje nga vërshimet e ujit si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti u shoqërua nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini.
“Kryeministri Kurti i falënderoi institucionet lokale për angazhimin e tyre dhe ofroi ndihmën e tij dhe të institucioneve qendrore në tejkalimin e rimëkëmbjen nga dëmet e shkaktuara, për të cilat do të ketë vlerësim adekuat nga komisioni përkatës. “Qeveria do të jetë pranë jush dhe pranë qytetarëve”, u shpreh ai.
Kryetari Xheladini e njoftoi kryeministrin mbi situatën në teren dhe dëmtimet e evidentuara në infrastrukturë, për të cilat tha se ka nevojë për ndërhyrje urgjente dhe falënderoi atë për vizitën dhe ministrin Krasniqi për bashkëpunimin dhe komunikimin e rregullt”, thuhet në njoftim.
Kurti më pas ka vizituar edhe zonat e prekura nga vërshimet e djeshme të shkaktuara nga reshjet e shiut.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.