Gjykata Themelore në Gjakovë ka shpallur fajtor të akuzuarin A.Gj. dhe të njëjtit i ka shqiptuar dënim prej 1 vit e 3 muaj burgim për veprën penale ‘Kanosja’, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Nëpërmjet një komunikate për media, Gjykata njofton se A.Gj., akuzohej se ka kërcënuar me jetë bashkëshorten e tij, me të cilën kanë tre fëmijë nga martesa e përbashkët.
“I pandehuri A.Gj., akuzohet se “më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30 në fshatin O. H., Komuna Gjakovë, brenda marrëdhënies familjare, seriozisht e kanosë të dëmtuarën/bashkëshorten e tij Xh.Gj., me të cilën është i martuar dhe ka 3 fëmijë të përbashkët, në atë mënyrë që pas problemeve të vazhdueshme në mes të dëmtuarës me të pandehurin, ditën kritike, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim, me ç’rast i pandehuri shkon aty, ku me ta takuar të dëmtuarën i drejtohet me fjalët “ hajde se duhet mu marr vesh”, e dëmtuara refuzon duke i thënë se nuk kam çka merrna vesh me ty, me pas i pandehuri e kanosë me fjalët “se kam me të vra” dhe nga brezi nxjerr mjetin armën/shkrepës e duke e mbajtur në drejtimin e të dëmtuarës i drejtohet përsëri me fjalët kanosëse “ kom me të myt ty dhe vëllain tuaj”, për çka tek e njëjta shkakton frikë dhe panik””, thuhet në komunikatë.
Të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.