×
  • Sport
  • Sport / Lakers përzgjedh djalin e James

    Për herë të parë në histori të NBA-së mund të luajnë babë e bir në të njëjtin ekip

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 2:05

    Bronny James është përzgjedhur në rundin e dytë të draftit të NBA-së nga Los Angeles Lakers dhe mund të luajë përkrah babait të tij legjendar, LeBron James, raporton BBC.

    19-vjeçari ishte zgjedhja e 55-të në draftin e mbajtur në New York pas disa javësh spekulimesh se në cilin ekip do të përfundonte.

    Katër herë kampioni i NBA-së, LeBron, 39-vjeçar është në vitin e tij të fundit të karrierës dhe mund të jetë lojtar i lirë gjatë verës duke refuzuar mundësinë e vazhdimit të kontratës prej 51.4 milionë dollarëve në fund të muajit qershor.

    Mirëpo gjatë vitit 2022 ai kishte thënë se “viti im i fundit do të jetë duke luajtur me djalin tim”.

    Deri më tani, asnjë dyshe babë e birë nuk ka luajtur bashkë në histori të NBA-së.

    I biri i tij është më shtatshkurtër dhe luan në pozita mbrojtëse.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!