×
  • Lajme
  • Lajme / Aktivizimi i AAK-së

    Haradinaj: Diaspora është rreshtuar krah Aleancës si kurrë më parë

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 19:33

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka nisu sot vizitën disa ditore në Gjermani ku pritet të takohet me bashkatdhetarë dhe të merrë pjesë në formimin e disa degëve dhe nëndegëve të partisë.

    Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facecook.

    “Me ftesë të degës së Aleancës në Gjermani dhe kryetarit Ukë Blaka, bashkë me deputetë të Aleancës po qëndroj në Gjermani. Në ditën e parë të vizitës, kam takuar kryesinë e degës së AAK-së në Baden-Wurttemberg, me të cilët biseduam për zhvillimet politike në Kosovë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj ka shtuar se Aleanca në Baden-Wurttemberg po rritet çdo ditë.

    “Nga kryetari i kësaj dege, Pleurat Berisha dhe kolegët e tjerë, mësova se Dega e Aleancës në Baden-Wurttemberg të Gjermanisë po rritet me ritme të shpejta duke u zgjeruar në disa nëndegë”, ka thënë Haradinaj.

    Haradinaj është shprehur se Aleanca në Gjermani është adresë për bashkatdhetarët të cilët po i bashkohen çdo ditë asaj.

    “Në kuadër të vizitës, do të takoj shumë bashkatdhetarë që me punën dhe mundin e tyre janë bërë tregime suksesi në veprimtari të ndryshme. Gjithashtu do të prezentoj në formimin e nëndegëve të reja dhe do të mirëpresim edhe anëtarë të rinj në rrugëtimin tonë politik. Aleanca në Gjermani është adresë për bashkatdhetarët, të cilët në baza ditore po i bashkohen vizionit për një Kosovë të zhvilluar e të lidhur ngushtë me diasporën”, ka përfunduar Haradinaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!