Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media, shkruan Reporteri.net.
Në njoftimin e lëshuar bëhet e ditur se konferenca do të zhvillohet në ora 14:00 në oborrin e Kuvendit të Kosovës.
“Sot, me fillim në ora 14:00, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. Konferenca mbahet në oborrin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
/Reporteri.net