Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ia ka huq emrin shkrimtarit Ismail Kadaresë, i cili vdiq të hënën në mëngjes në moshën 88-vjeçare, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në një postim në “X” në gjuhën angleze, Gërvalla emrin Ismail e ka bërë Ismael, teksa e ka kujtuar atë.
“Ismael Kadare nuk ishte vetëm gjigant në botën e letërsisë, kandidat serioz për çmimin Nobel. Por me zbërthimin e diktaturës ai na ndihmoi neve që t’i rezistojmë shtypjes brutale. “Piramida” është kryevepër”, ka shkruar Gërvalla në “X”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.