×
  • Lajme
  • Lajme / Marrëdhëniet diplomatike

    Kosova bëhet me Konsull Nderi në Izrael, ambasadorja Ziv: Hap tjetër i forcimit të raportit mes dy vendeve

    Reporteri
    03 Korrik 2024 | 11:44

    Eyal Waldman është emëruar dje si konsull nderi i Republikës së Kosovës në Izrael. Lajmin e ka bërë të ditur e ngarkuara me punë në Ambasadën e Kosovës në Izrael, Ines Demiri.

    “Ekspertiza e thellë e zotit Waldman në zhvillimin ekonomik do të forcojë ndjeshëm marrëdhëniet Kosovë-Izrael”, ka shkruar Demiri.

    Për këtë emërim ka reaguar edhe ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tammy Ziv, duke thënë se ky është edhe një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve në mes të Kosovës dhe Izraelit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!