×
  • Lajme
  • Lajme / Hagë

    Zyrapi vazhdon dëshminë javën e ardhshme, dëshmitari i sotëm me masa mbrojtëse

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 12:05

    Ish-shefi i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, do ta vazhdojë dëshminë e tij javën e ardhshme, konfirmuan për Reporteri.net nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    “Dëshmitari i dytë i sotëm ka masa mbrojtëse, kështu që shumica e dëshmive do të jenë private. Dëshmia e Bislim Zyrapit do të rifillojë javën e ardhshme”, tha zëdhënësi i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Christopher Bennett për Reporteri.net.

    Ish-shefi i Shtabit të Pergjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi e ka dhënë dje dëshminë e tij në Hagë, ku paradite është marrë në pyetje nga prokuroria e më pas ka filluar pyetjet Luka Misetic, avokat mbrojtës i ish-Presidentit, Hashim Thaçi.

    Në pyetjet e avokatit Misetic, Zyrapi, si një figurë e njohur dhe me ndikim në luftë konfirmoi se nuk ka pasur asnjë marrëveshje brenda Shtabit për një politikë që do të përndiqte bashkëpunëtorët apo shkeljen e të drejtave të njeriut.

    Zyrapi madje konfirmoi se në verën e vitit 1998, ajo çfarë ka parë ai ishte se UCKL-ja nuk ishte një organizatë e centralizuar por ishte e paorganizuar. Ai pohoi poashtu se po në verën e 98 Shtabi kishte probleme për t’u mbledhur dhe vepruar në mënyrë të unifikuar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!