×
  • Lajme
  • Botë / Insistimi i presidentit

    Biden me plot bindje: Jam kandidat dhe do të fitoj përsëri

    Reporteri
    05 Korrik 2024 | 23:20

    Presidenti amerikan Joe Biden, filloi tubimin e tij të fushatës në Madison, Wisconsin, duke i uruar turmës një 4 korrik të lumtur dhe duke përsëritur planet e tij për të qëndruar në garën presidenciale.

    “Me siguri keni dëgjuar se kemi pasur një debat të vogël javën e kaluar,” tha ai. “Nuk mund të them se ishte performanca ime më e mirë. Por që atëherë, ka pasur shumë spekulime. ‘Çfarë do të bëjë Joe? A do të qëndrojë ai në garë? A do të braktisë? Çfarë do të bëjë?’”

    “Epo këtu është përgjigja ime: Unë po kandidoj dhe do të fitoj përsëri”, shtoi ai, raporton CNN.

    Që prej debaklit në debatin me Donald Trumpin, Bideni është kritikuar dhe i është bërë thirrje që të largohet nga gara për president.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!