×
  • Lajme
  • Botë / Në qytetin Shandong

    Tornado vret një person dhe lëndon 79 të tjerë në Kinë

    Reporteri
    06 Korrik 2024 | 8:05

    Një tornado përfshiu provincën lindore të Kinës të premten, duke vrarë një person dhe duke lënduar shumë të tjerë, thanë zyrtarët.

    Autoritetet thanë se 79 persona u dërguan në spitale me lëndime të shkallëve të ndryshme.

    Tornado përfshiu qytetin Shandong, duke shkulur pemët dhe duke grisur tabelat e dyqaneve, sipas videove në mediat e huaja. Sasi të mëdha mbeturinash rrotulloheshin në ajër.

    Zyrtarët po vlerësojnë shkallën e dëmit, tha media shtetërore, transmeton Klankosova.tv.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!