“Askush nuk është më i kualifikuar (se unë) për të qenë president ose për të fituar këto zgjedhje”. Kështu tha Presidenti i SHBA, Joe Biden, gjatë një interviste për rrjetin televiziv amerikan ABC News.
Intervista vjen pas performancës zhgënjyese të 81-vjeçarit në debatin me rivalin e tij republikan 78-vjeçar Donald Trump më 27 qershor, e cila bëri që disa demokratë të ngrenë çështjen e tërheqjes së kandidaturës së tij. Tashmë 4 kongresmenë demokratë i kanë kërkuar Biden që të largohet nga gara për Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Biden pranoi për të disatën herë se paraqitja e tij në debatin televiziv e mëparshme me Donald Trump nuk i përmbushi pritshmëritë, por theksoi se ishte një incident i izoluar për shkak të të ftohurës që po e shqetësonte.
“Unë po ndihesha i keq … kisha një të ftohtë të keqe atë ditë”, tha ai.
EXCLUSIVE: President Biden tells @GStephanopoulos the debate was “a bad episode,” adding that he was “feeling terrible” after a busy month.
The full exclusive interview airs at 8/7c on ABC.https://t.co/hlL4FaVp80 pic.twitter.com/unJF13rrQ7
— ABC News (@ABC) July 5, 2024