Gjykata e Posaçme ka vendosur të lërë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Të njëjtën masë gjykata e ka caktuar edhe për Ermal Kurtulajn. Ndërkohë, për Elton Marinin dhe Alfred Nikollin është caktuar masa e arrestit në shtëpi, ndërsa Bledar Leka dhe Bjona Zijaj janë lënë në detyrim paraqitje.
Seanca ndaj ish-ministrit dhe pesë personave të tjerë që po akuzohen për abuzim me fondet e BE-së zgjati mbi gjashtë orë. Ilir Beqaj mohoi të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij dhe kërkoi masë më të butë sigurie duke ofruar garanci pasurore me vlerë 50 mijë euro, raportojnë mediat në Shqipëri.
Avokati i ish-ministrit, Ermal Yzeiraj, tha se klienti i tij nuk i shmanget drejtësisë.
Ilir Beqaj u arrestua dy ditë më parë pasi akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës që ka qenë drejtor i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.