Franca po voton sot në zgjedhjet e saj më të rëndësishme në vite, me të djathtën ekstreme që shpreson për një fitore historike.
Kjo është hera e parë që RN e Marine Le Pen dhe Jordan Bardella ka pasur një shans realist për të drejtuar qeverinë dhe për të marrë kontrollin e plotë të Asamblesë Kombëtare, shkruan BBC.
Por, pas fitores së RN në raundin e parë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të dielën e kaluar, qindra kandidatë rivalë u larguan për t’u dhënë të tjerëve një shans për të mposhtur të djathtën ekstreme.
Votimi në Francës fillon nga ora 08:00 dhe sondazhet e para do të publikohen 12 orë më vonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.