×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Sindikata e RTK-së: Mirëpresim dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 17:16

    Sindikata e Pavarur e RTK-së ka reaguar pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekaj, drejtorit gjeneral të RTK-së, duke thënë se e mirëpret dorëheqjen e tij.

    Përmes një njoftimi për media, SP-RTK thotë se përgjatë këtyre dy vite e gjysmë mandat, Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat.

    Sipas tyre ajo çka është më e rëndësishmja, “Ahmetgjekaj ka dështuar të krijoj ambient motivues e bashkëpunues brenda RTK-së”.

    “Puna e vetme e mirë e tij përgjatë këtyre dy viteve është dorëheqja, andaj e mirëpresim”, thotë Sindikata e Pavarur e RTK-së.

    Postimi i plotë:

    SINDIKATA E PAVARUR E RTK-SË

    Sindikata e Pavarur e RTK-së mirëpret dorëheqjen e Shkumbin Ahmetxhekaj nga pozita e drejtorit gjeneral të RTK-së.

    Përgjatë këtyre dy vite e gjysmë mandat, z.Ahmetxhekaj ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat.

    Ka dështuar të krijoj ekip menaxherial profesional e me integritet, duke përzgjedhur brenda tij persona të dëshmuar për veprime joetike e antiligjore.

    Se bashku me vartësin e tij Arsim Halili kanë persekutuar punëtorët përmes proceseve tendencioze e të montuara, për të cilat veprime RTK është gjobitur nga Inspektorati i Punës në vlerën prej 30 mijë euro.

    Ka dështuar të krijojë raporte korrekte me Sindikatën, duke e degraduar për pesë shkallë dhe nxjerrë prej zyres kryetarin e Sindikatës së Pavarur të RTK-së, veprim për të cilin ishte gjobitur në vlerën prej 3 mijë euro nga Inspektorati i Punës.

    Ka dështuar të realizojë reformën organizative aq shumë të nevojshme në Transmetuesin Publik.

    Ka dështuar ta rregulloj cështjen e pronës dhe financimit të pavarur për RTK.

    Ajo cka është më e rëndësishmja, ka dështuar të krijoj ambient motivues e bashkëpunues brenda RTK-së.

    Puna e vetme e mirë e tij përgjatë këtyre dy viteve është dorëheqja, andaj e mirëpresim.
    Me respekt,
    Kryesia e SPRTK-së

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!