×
  • Sport
  • Sport / Xhudo

    Flaka Loxha fiton medaljen e bronztë në European Open në Estoni

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 19:44

    Xhudistja Flaka Loxha e ka fituar medaljen e bronztë në European Open, që në fundjavë u mbajt në Tallin të Estonisë, shkruan Reporteri.net..

    Njoftimin e ka dhënë trajneri Driton Kuka përmes një postimi në Facebook.

    Postimi i tij i plotë:

    Flaka Loxha e bronztë European Open Talin Estoni

    Garë ku fitohen pikë për Ranglistën Botërore!

    Kategoria 57 kg

    Shënoj fitore kundër Ukrainases,garueses Belge e pësoj nga Gjermanja kurse për medalje mposhti Holandezen!

    Realisht meritoj finalen por Flaka shpesh kur po e ka fitoren e sigurtë po bën gabime që po i kushtojnë.

    Erza e Dardani ende në gjumë dimëror në mes të veres!

    Gjeneratë që po vjen,që i duhet ende përkushtim por edhe vëmendjen pas Olimpiadës do e kenë ndryshe nga unë dhe trenerët tjerë të ekipit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!