×
  • Lajme
  • Botë / Foto

    Publikohet projeksioni i parë i Parlamentit të ri francez, bazuar në exit poll-e

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 22:26

    Në Francë janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit me një rezultat mjaft shokues.

    Partia e ekstremit të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar i Marine Le Pen, është rreshtuar në vendin e tretë, sipas exit poll-it.

    Koalicioni i krahut të majtë Fronti i Ri Popullor kryeson me 172-205 vende.

    Në një surprizë të madhe, aleanca centriste e Emmanuel Macronit pritet të marrë rreth 150-175 vende.

    Ndërkohë, Fronti Kombëtar i Le Penit dhe aleatët e saj pritet të marrin 115-150 vende.

    Me përfundimin e exit poll-it, ja se si duken vendet e parashikuara në Parlamentin francez.

     

    Por, kjo nënkupton se asnjë parti nuk do ta fitojë shumicën në Parlamentin me 577 ulëse. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!