×
  • Lajme
  • Botë / Zgjedhjet në Francë

    Vjen reagimi i Le Pen-it, ndërsa Macroni po analizon rezultatet shokuese zgjedhore

    Reporteri
    07 Korrik 2024 | 22:59

    Jordan Bardella i Frontit Kombëtar, është deklaruar pas rezultateve të para të zgjedhjeve.

    Shumë sondazhe treguan se 28-vjeçari do ta marrë postin e kryeministrit pas parashikimeve të hershme të forta për Frontin Kombëtar të Marine Le Pen.

    Këto shpresa tani duket se janë të shkatërruara pasi partia u rreshtua në vendin e tretë, shkruan skynews.

    “Ne jemi hedhur në krahët e ekstremit të majtë dhe të Jean-Luc Melenchon”, tha Bardella.

    “Koalicionet e formuara në përgjigje të suksesit të Frontit Kombëtar e kanë paralizuar sistemin politik francez”, shtoi Bardella duke theksuar se presidenti Emmanuel Macron “e ka shtyrë vendin drejt pasigurisë dhe paqëndrueshmërisë”.

    “Unë e di se sa miliona francezë janë të frustruar”, vazhdon ai.

    “Fronti Kombëtar do të përforcojë punën e tij në Asamblenë Kombëtare nën udhëheqjen e Marine Le Pen”, shtoi ai.

    “Do të jem me ju deri në fitore, kjo mbrëmje është vetëm fillimi”.

    I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Marine Le Pen.

    “Fitorja jonë thjesht është vonuar”, tha Le Pen duke shtuar se “e sheh fitoren e së nesërmes në rezultatin e sotëm”.

    Më pas, ajo kundërshtoi presidentin në detyrë, Emmanuel Macron, duke thënë se ai është në një pozicion “të paqëndrueshëm”.

    Ndërkohë, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar se rezultatet e zgjedhjeve do të respektohen, sipas Pallatit Elysee.

    “Në rolin e tij si garantues i institucioneve tona, presidenti do të sigurojë që zgjedhja sovrane e popullit francez të respektohet”, tha Elysee.

    “Në përputhje me traditën republikane, ai do të presë strukturimin e Asamblesë së re Kombëtare përpara se të marrë vendimet e nevojshme”, shtoi ai, duke thënë se Macron po studion rezultatet. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!