×
  • Lajme
  • Lajme

    Ushtria e Kosovës merr pjesë në ushtrimet e NATO-s

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 16:10

    Një Kontingjent i Forcës së Sigurisë të Kosovës, me personel nga Brigada e Reagimit të Shpejtë, me një Togë të këmbësorisë, duke përfshirë oficerë shtaborë për Kontrollin e Lartë (NONLART) dhe shtab në terren, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes me vëzhgues kontrollues, i janë bashkuar ushtrimit “Albanin Effort19”, i cili po realizohet në poligonin ushtarakë në Biza të Republikës së Shqipërisë.


    Në këtë ushtrim po marrin pjesë 12 shtete: Shqipëria, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Turqia, Kroacia, Polonia, Bullgaria, Mali i Zi, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

    FSK-ja, në këtë ushtrim shumëkombësh, ka për qëllim ngritjen e bashkëpunimit me njësitë partnere, ngritjen profesionale dhe testimin e aftësive të vendimmarrjes ushtarake në një mjedis shumëkombësh, për të testuar aftësitë e ndërhyrjes së përbashkët në kohë krizash.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!