Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është shprehur i tronditur nga tentativa për vrasje ndaj ish-presidentit të ShBA-ve, Donald Trump.
Ai ndër të tjera ka dënuar këtë sulm, dhe shprehet se dhuna politike nuk ka vend të demokraci.
“Aleatët e NATO-s qëndrojnë së bashku për të mbrojtur lirinë dhe vlerat tona”, shkroi më tej Stoltenberg në X.
“Jam i tronditur nga tentativa për vrasjen e ish-presidentit Trump. I uroj shërim të shpejtë dhe mendimet e mia janë me të prekurit. Unë e dënoj këtë sulm. Dhuna politike nuk ka vend në demokracitë tona. Aleatët e #NATO-s qëndrojnë së bashku për të mbrojtur lirinë dhe vlerat tona”, ka shkruar Stoltenberg, përcjell Reporteri.net.
I am shocked by the attempted assassination on former President Trump. I wish him a speedy recovery and my thoughts are with those affected. I condemn this attack. Political violence has no place in our democracies. #NATO Allies stand together to defend our freedom & values.
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 14, 2024