×
  • Lajme
  • Botë / 22 korrik

    Sulmi ndaj Trumpit, drejtoresha e Shërbimit Sekret thirret për të dëshmuar para Dhomës së Përfaqësuesve

    Reporteri
    14 Korrik 2024 | 13:08

    Komiteti i Mbikëqyrjes – bordi kryesor hetimor i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA – ka thirrur drejtoreshën e Shërbimit Sekret të SHBA-së, Kimberly Cheatle për të dëshmuar në një seancë dëgjimore më 22 korrik, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.

    “Amerikanët kërkojnë përgjigje për atentatin e Presidentit Trump”, tha paneli në një deklaratë në rrjetet sociale.

    Në një konferencë shtypi në mëngjes, agjenti special i FBI-së, Kevin Rojek tha “është e habitshme” që personi i armatosur ishte në gjendje të hapte zjarr në skenë përpara se Shërbimi Sekret ta vriste.

    Por i pyetur nëse kishte një dështim të sigurisë, ai tha se ata “nuk do ta bënin atë vlerësim” me një hetim aktiv.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!