Disa persona raportohet se janë vrarë dhe plagosur në një sulm që ka ndodhur në Lautlingen, qytet në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë, shkruan Bild.
Sulmuesi besohet të jetë gjuetar, duke mos u specifikuar se si janë vrarë viktimat.
Në anën tjetër, policia gjermane ka konfirmuar vdekjen e disa personave, pa dhënë moshën apo gjininë e tyre.
Policia konfirmoi se kishte disa persona të vdekur pa specifikuar numrin e tyre. Publiku i gjerë nuk ishte në rrezik, tha një zëdhënës.
E Reuters raporton se një burrë ka vrarë dy persona dhe në fund veten.
Bëhet fjalë edhe për dy gra të lënduar rëndë në këtë sulm për të cilin akoma nuk dihet motivi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.