×
  • Lajme
  • Botë / Atentati në Pensilvani

    Biden e telefonon Trumpin pas atentatit: Po i drejtoj agjencitë për një hetim të plotë

    Reporteri
    14 Korrik 2024 | 16:24

    CNN, duke u thirrur në një burim raporton për një telefonatë të presidentit amerikan, Joe Biden me ish-presidentin Donald Trump pas atentatit të së shtunës mbrëma.

    Burimi, siç shkruan CNN, e përshkroi telefonatën midis rivalëve si “të mirë” dhe “të shkurtër dhe me respekt”.

    Dy zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë e përshkruan thirrjen në mënyrë të ngjashme, por nuk pranuan të thonë më shumë për bisedën.

    Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se Biden dhe Trump u lidhën me telefon, me presidentin të etur për të folur drejtpërdrejt me rivalin e tij. Biden përsëriti pohimin e tij se nuk ka vend apo tolerancë për dhunë politike dhe e siguroi Trumpin se po i drejton agjencitë për një hetim të plotë.

    Përveç kësaj telefonate, dy liderët nuk kishin folur drejtpërdrejt prej vitesh, përveçse përmes moderatorëve si në debatin e muajit të kaluar në CNN.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!