Presidenti amerikan Joe Biden, do t’i drejtohet vendit rreth orës 13:30 të së dielës (sipas orës loakle), pas një njoftimi të përditësuar mbi tentativën për vrasjen e ish-presidentit Donald Trump.
Vërejtjet këtë pasdite shënojnë herën e dytë që Bideni flet që nga tubimi i së shtunës.
Ai dënoi të shtënat dhe të gjithë dhunën politike në një fjalim të shkurtër televiziv mbrëmë, duke bërë thirrje për unitet kombëtar.
Sipas burimeve të njohura me bisedën, Bideni pati gjithashtu një telefonatë “të shkurtër dhe të respektueshëm” me Trumpin të shtunën mbrëma pas të shtënave, shkruan CNN.
Presidenti, i cili ishte në Rehoboth Beach, Delaware, gjatë të shtënave, u kthye në Shtëpinë e Bardhë të shtunën vonë, dhe mori një informim të përditësuar nga zyrtarët e Sigurisë Kombëtare dhe të zbatimit të ligjit këtë mëngjes në Sallën e Situatave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.