×
  • Lajme
  • Lajme

    Berisha i AAK-së: Fryma e fitores po ndihet në Pejë

    Reporteri
    09 Shtator 2019 | 22:31

    Kandidati për deputetet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Anton Berisha, ka thënë se po ndihet fryma e fitores për AAK-në.


    Pas një takimi me struktura të partisë në Pejë, Berisha ka thënë se koncepti 100% shtet, është alternativa më e mirë politike në vend.

    Këto deklarime ai ka bërë përmes një postimi në Facebook.

    “Sonte gjatë takimit me nëndegën e Dardanisë, në prani të Kryeministrit Ramush Haradinaj, u konfirmua që koncepti ? % SHTET, mbetet alternativa më e mirë politike në vend. Së bashku me kandidatet e Pejës të Koalicionit fitues AAK-PSD, morem mbështetje të fuqishme nga kjo nëndegë”, ka shkruar Berisha.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!