Familja Rajman, një nga familjet më të pasura gjermane të biznesit, përkrahu me gjithë zemër nazistët gjatë sundimit të socializmit kombëtar dhe përdori punën e detyruar për robërit e luftës, shkruan Bild am zontag, transmeton Reporteri.net
Gjegjësisht, Bild am zontag shkruan se në bazë të disa dokumenteve të reja të zbuluara, babai dhe djali i familjes Rajman përdorën civilët rusë dhe të burgosurit francezë të luftës për punë të detyruar.
Pas publikimet këtyre zbulimeve, trashëgimtarët nuk e fshehin faktin se ishin të përfshirë në këto krime dhe njoftuan se do të dhurojnë 10 milionë euro bamirësi.
Zëdhënësi i familjes Peter Harf, i cili kryeson kompaninë Rajman JAB, konfirmoi se akuzat e Bild janë të sakta, shkruan AP.
Ai tha se familja nuk ka folur kurrë për epokën naziste, por provat tregojnë se babai dhe i biri të cilët tashmë nuk janë gjallë, meritonin të përfundonin në burg. Pasuria e familjes në pronësi të disa markave kryesore të botës si Jakobs, Kalgon, Vela dhe të tjerë vlerësohet në 33 miliardë euro./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.