Presidenti amerikan Joe Biden është takuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Zyrën Ovale.
Udhëheqësi izraelit falënderoi Bidenin për mbështetjen e tij ndaj Izraelit gjatë 50 viteve të fundit dhe tha se mezi priste që dyshja të punonin së bashku në muajt në vijim.
“Ne kemi shumë për të folur”, tha Bideni kur mirëpriti Netanyahun në Zyrën Ovale.
Shefi i qeverisë izraelite u ftua në mënyrë kontroverse për të folur në një sesion të përbashkët të Kongresit dje, ku ai mbrojti luftën e Izraelit në Gaza.
Kryeministri tërhoqi protesta jashtë dhe brenda Kapitolit dhe shumë politikanë bojkotuan paraqitjen e tij.
Ai do të takohet me nënpresidenten Kamala Harris më vonë sot dhe me kandidatin për president të ShBA-së në zgjedhjet 2024 Donald Trumpin, në Florida nesër, raporton Sky News.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.