Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris – e cila pritet të jetë kandidatja demokrate për zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka zhvilluar një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Me një ton më të ashpër se presidenti Joe Biden, Harris tha se ajo i bëri të qarta “shqetësimet e saj serioze” për viktimat në Gaza, duke i thënë Netanyahu tse si Izraeli mbronte veten kishte rëndësi.
“Është koha që kjo luftë të përfundojë,” tha ajo pas bisedimeve të tyre ballë për ballë në Shtëpinë e Bardhë, raporton CNN, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Harris theksoi gjithashtu nevojën për një rrugë drejt një zgjidhjeje me dy shtete, ndërsa u bëri thirrje amerikanëve të jenë të vetëdijshëm për “nuanca” në konflikt.
Më herët të enjten, Netanyahu u takua me Biden, i cili u tërhoq nga fushata e tij për rizgjedhje të dielën.
Takimet e Netanyahut në Shtëpinë e Bardhë erdhën një ditë pasi ai mbajti një fjalim të zjarrtë në Kongres, duke u zotuar për “fitore totale” kundër Hamasit, ndërsa mijëra protestues pro-palestinezë demonstruan jashtë.
Kryeministri izraelit përballet me presion brenda dhe jashtë vendit për t’i dhënë fund luftës Izrael-Gaza, tashmë në muajin e nëntë. /Reporteri.net/