×
  • Sport
  • Sport

    Kurti bashkë me bashkëshorten në Paris, për të mbështetur sportistët kosovarë në Olimpiadë

    Reporteri
    26 Korrik 2024 | 9:45

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me bashkëshorten e tij, Rita Augestad Knudsen kanë udhëtuar drejt Parisit për të mbështetur sportistët kosovarë në Lojëra Olimpike 2024.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes disa fotografive të postuara në rrjetin social, Instagram.

    “Në Paris, për të marrë pjesë në darkën e shtruar nga Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar, dhe për të mbështetur sportistët tanë që na përfaqësojnë krenarisht në Lojërat Olimpike 2024”, ka shkruar kryeministri.

    Pos tij, në Paris gjendet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!