×
  • Sport
  • Sport

    Dua Lipa takon tenistët e rinjë të Kosovës

    Reporteri
    27 Korrik 2024 | 9:25

    Ylli botëror i muzikës, Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë si promotore e festivalit muzikor “Sunny Hill”, takoi dje tenistët e rinjë të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

    Federata e Tenisit e Kosovës ia dhuroi një top të tenisit të punuar nga argjendi dhe maicën me mbishkrimin Kosova. Faleminderit Dua Lipa!

    Dua realizoi dhe foto me tenistët e rinj të vendit tonë.

    Njoftimi i Federatës së Tenisit të Kosovës:

    Ylli botëror i muzikës, e jona Dua Lipa gjatë qëndrimit në Kosovë si promotore e festivalit muzikor Sunny Hill, takoi tenistët e rinjë të Kosovës, zyrtarët e Federatës së Tenisit të Kosovës dhe të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit.

    Çika e Kosovës, Dua që si 15 vjeçare u shpërngul e vetme në Londër është storie suksesi e punës, talentit, angazhimit dhe vuajtjes personale të saj dhe të familjës Lipa.

    Familja Lipa ka një histori dashurie me sportin e tenisit. Ata kanë banuar përballë tereneve të tenisit në Breg të Diellit në Prishtinë dhe vëllau dhe motra e Dua Lipës kanë luajtur tenis.

    Babai i saj Dukagjini është fans i madh i tenisit. Vitor Cabral, Drejtori për Zhvillim i ITF-së i dhuroi një reket të tenisit enkas i punuar për Dua Lipën me nënshkrim të saj.

    Federata e Tenisit e Kosovës ia dhuroi një top të tenisit të punuar nga argjendi dhe maicën me mbishkrimin Kosova. Faleminderit Dua Lipa!❤️

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!