Kamala Harris ka firmosur zyrtarisht deklaratën, për t’u shpallur kandidate për presidente në zgjedhjet që do të mbahen në nëntor.
Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se do të luftoj për çdo votë, shkruan Reporteri.net.
“Sot firmosa formularët ku deklaroj zyrtarisht kandidaturën time për President të Shteteve të Bashkuara. Do të punoj shumë për të fituar çdo votë.
Dhe në nëntor, fushata jonë do të fitojë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Harris u shpall kandidate nga Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara për një mandat të dytë si president në krye të SHBA-ve.
Harris do të garojë përballë Donald Trump i cili po lufton të fitojë sërish presidencën./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.