×
  • Sport
  • Sport

    Donjeta Sadiku mëson kundërshtaren e radhës, kjo është koha kur do të zhvillohet meçi

    Reporteri
    27 Korrik 2024 | 23:26

    Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku e ka nisur në mënyrë fantastike aventurën e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Sadiku triumfoi në meçin e parë sonte ndaj tajlandezes, Thamanya Somnuek.

    Triumfi ka qenë pas numërimit të pikëve, teksa ishte raundi i tretë ai që e bëri dallimin.

    Pas këtij dueli, Sadiku ka mësuar kundërshtarin e radhës si dhe orarin e ndeshjes.

    Luftën e radhës, Sadiku, e zhvillon të hënën prej orës 20:00.

    Përballë boksieres tonë në 1/8 e finales është kolumbiania, Paola Angie Valdes Pana.

    Sadikut i duhen edhe dy fitore për ta siguruar medaljen.

    Donjeta Sadiku: Kam ardhur në Paris me synim të qartë, dua medalje olimpike

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!