Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur i pari në arenën e Parisit për të mbështetur xhudisten kosovare, Distria Krasniqi, në duelin e radhës për rrugën e saj drejt medaljes olimpike.
Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka shkëlqyer në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, duke kaluar në gjysmëfinale të olimpiadës.
Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në Lojërat Olimpike
Krasniqi ka fituar me “Ippon” ndaj xhudistes izraelite, Gefen Primo.
Ajo është shumë pranë medaljes olimpike, pasi i duhet vetëm edhe një fitore.
Kundërshtarja e saj në gjysmëfinale do të jetë Odette Giuffrida, nga Italia, e cila mposhti në çerekfinale Reka Pupp nga Hungaria.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.