Distria Krasniqi ka arritur që t’ia sigurojë Kosovës një medalje olimpike.

Krasniqi mposhti me “Golden score” xhudisten italiane, Odette Giufrida, në gjysmëfinale, duke e siguruar kështu vendin në finale.

Distria tashmë ka mësuar edhe kundërshtarin që do të përballet në finale.

Reklamë

Ajo do të duelojë me shtetasen nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, me ndeshjen e cila pritet të fillojë rreth orës 18:30.