Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjentë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris të Francës, pasi në finale është mposhtur nga xhudistja nga Uzbekistani, Diyora Keldiyorova, shkruan Reporteri.net.

Medaljen e argjendtë, Distria e fitoi në kategorinë deri 52 kilogramë.

Distria tri vjet më parë në Tokio ishte e artë në kategorinë deri 48 kilogramë. Pra tani i ka dy medalje olimpike, që janë më të rëndësishmet në sport.

Reklamë

Rrugëtimi i Distrias deri në finale

Xhudistja kosovare në gjysmëfinale e mundi xhudisten italiane Odette Giuffrida.

Ajo në luftën e parë e mundi me ippon ndaj xhudisten nga Indonezia, Maryam March Maharani për vetëm 39 sekonda.

Në çerekfinale Krasniqi fitoi sërish me ippon ndaj xhudistes nga Izraeli, Gafen Primo, brenda një minute.

Reklamë

Gjysmëfinalja tjetër është mes Diyora Keldiyorova dhe Amandine Buchard. /Reporteri.net/.