Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi, ka folur pas fitores së medaljes së argjentë në Lojërat Olimpike në Paris 2024.
Ajo ka thënë se siç ka thënë se për të ka qenë me rëndësi të jetë në podium.
“Mendoj që kam qenë pak si shumë e fokusuar në gjysmëfinale, finalja më është dukur që ka ardhë shpejt dhe e kam lënë si anash, ndoshta kjo ka qenë arsyeja pse kam qenë si e përgjumur. Megjithatë jam e lumtur për rezultatin”, ka thënë ajo për RTK-në, shkruan Reporteri.net.
Distria ka thënë se medaljen e argjentë ia dedikon krejt Kosovës.
“Medaljen ia dedikoi, trajnerit, familjes, klubit dhe krejt Kosovës”, ka thënë Distria.
Ajo ka thënë se në çdo garë ka vetbesim dhe nuk ka stres në Lojërat Olimpike, pasi është për herë të dytë pjesëmarrës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.