Shtetet e Bashkaura të Amerikës e ka nisur me fitore grupin në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, duke mposhtur Serbinë me rezultat bindës 110 : 84.
Amerika e nisi më mirë që nga fillimi, duke e mbyllur çerekun e parë me pesë pikë (20:25), e pastaj e rriti këtë diferencë në nëntë pikë në pjesën e parë (49:58).
Ata vazhduan me të njëjtin ritëm duke mos lëshuar pe as në çerekun e tretë, për ta mbyllur me plot 10 pikë epërsi (16:26).
Kurse, fitoren e vulosën në çerekun e fundit me rezultat 19:26, apo rezultati i përgjithshëm 84:110.
Më i miri në këtë përballje ishte Kevin Durant me 23 pikë të shënuara, dy topa të kthyer, ndihmuar nga legjenda LeBron James me 21 pikë, shtatë topa të kthyer dhe nëntë asistime.
Kësisoj, Amerika renditet tani e para në grupin C me dy pikë, aq sa ka Sudani i Jugut, derisa Puerto Rico dhe Serbia zënë pozitat e fundit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.