×
  • Sport
  • Sport

    Pas dy fitoreve, mësohet kundërshtari i Akil Gjakovës në çerekfinale të Lojërave Olimpike

    Reporteri
    29 Korrik 2024 | 12:43

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova me sukses ka përfunduar edhe garën e tij të dytë në Lojërat Olimpike në Paris.

    Gjakova arriti që në raundin e dytë ta mposht me Ippon austriakun Samuel Gassner për të vazhduar misionin drejt medaljes olimpike.

    E tani në çerekfinale, Gjakovën e pret punë e vështirë, sepse do të përballet me italianin, Manuel Lombardon.

    Me këtë xhudist, Gjakova u përball së fundmi në Prishtinë, të cilin e mposhti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!