Dy fëmijë janë vrarë dhe gjashtë persona të tjerë janë në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në një sallë vallëzimi në Southport të Anglisë, raporton BBC.
Nëntë fëmijë të tjerë janë të plagosur, gjashtë prej tyre në gjendje të rëndë, ndërkaq janë të plagosur edhe dy të rritur.
Sulmi ka ndodhur në një sallë vallëzimi për fëmijët e shkollave fillore.
Një person 17-vjeçar nga Cardifi që po jetonte në Southport, është arrestuar, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Policia ka deklaruar se incidenti nuk po trajtohet për lidhje terroriste dhe se nuk ka të dyshuar të tjerë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.