Nisi me grupin e grave afro-amerikane në një video-thirrje në “Zoom” që tuboi 1 milion dollarë për tre orë, shkruan BBC.
Një seri e thirrjeve në “Zoom” pati cak grupe të caktuara për fushatën presidenciale të Kamala Harrisit.
Të hënën mbrëma ishte thirrja me titull “White Dudes For Harris”, me të cilën organizatorët kanë thënë se kanë siguruar përkrahjen 180 mijë personave dhe tubuan 3.7 milionë dollarë donacione.
Aktorët e njohur si Jeff Bridges, Mark Ruffalo dhe Mark Hamill ishin prezentë në këtë thirrje, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Fushata e Harris i ka një javë që ka filluar. Por ka thithur energjinë e rrënjëve demokrate që nuk ekzistonte për presidentin Joe Biden, i cili nuk përdorte teknologjinë moderne të videove për të motivuar votuesit dhe për të siguruar fonde virtualisht.
Në javën e fundit- gati 100 ditë nga dita e zgjedhjeve – fushata e saj presidenciale ka tubuar 200 milionë dollarë dhe ka regjistruar 170 mijë vullnetarë të rinj.
Ndryshe prej dhuruesve të mëdhenj që e bindën Bidenin të lëshonte rrugë para pak ditësh, tani mijëra demokratë të zakonshëm kanë nxitur atë që po njihet si “Kamalamentum’.
Pjesëmarrja në këto videothirrje ishte prej mijërave – duke thyer ndaleën e “Zoom” për maksimum 1 mijë pjesëmarrësve. Mirëpo që prej asaj kohe, ekipi i fushatës ka arritur te 160 mijë persona.
Republikanët kanë kritikuar këtë qasje, duke e cilësuar si “raciste” dhe “të dëshpëruar” nga liberalët.
Ama, ndikimi i ceremonive virtuale duhet marrë seriozisht.
Ndërkohë, kundërshtari i Harrisit, Donald Trump dhe partia e tij, kanë thënë se demokratët kanë energji nga vendimi i befasishëm i Bidenit për t’u larguar sesa nga vetë kandidatja Harris.
Më 21 korrik, pak orë pasi Bideni njoftoi tërheqjen dhe përkrahu zëvendësen e tij, grupi i politikaneve afro-amerikane organizoi thirrjen në “Zoom”.
Në katër orë bisedë, afruan 44 mijë pjesëmarrës dhe siguruan 1.6 milion dollarë për Harrisin. Qëllimi kryesor ishte që për 100 ditë të mblidheshin 1 milion dollarë.
Harris, 59-vjeçar, do të ishte afro-amerikania e parë që do të siguronte nominimin për presidente.