×
  • Sport
  • Sport / Medalja e 5-të

    Vizer: Kosova është bërë fuqi e xhudos

    Reporteri
    30 Korrik 2024 | 22:31
    Foto: Getty Images

    Presidenti i Federatë Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, ka thënë se Kosova është shndërruar në një fuqi të këtij sporti.

    “Kosova me të vërtetë është bërë një fuqi e xhudos me kampionët dhe medalistët e saj olimpik!”, tha ai.

    Garat e xhudistëve kosovarë nga afër i përcjelli presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

    “Me kënaqësi të mirëpres SH.T. Znj. Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Kosovës, e cila vizitoi xhudistët kosovarë në Lojërat Olimpike të Parisit”, theksoi ai.

    Sot, Laura Fazliu arriti të ngjitet në podium të olimpiadës duke arritur që ta marrë medaljen e bronztë në LO “Paris 2024”.

    Ajo arriti të triumfojë përballë kroates, Katarina Kristo.

    23 vjeçarja medaljen e rrëmbeu qysh në pjesëmarrjen e parë të saj në Lojërat Olimpike.

    Por, kjo nuk ishte e gjitha që dha Kosova në kryeqytetin francez. Distria Krasniqi, u stolis me medaljen e argjendtë.

    Fazliu ia siguron Kosovës medaljen e dytë në Lojërat Olimpike

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!