×
  • Lajme
  • Botë / Sulmi me raketë

    Vritet në Iran lideri i Hamasit

    Reporteri
    31 Korrik 2024 | 10:43

    Grupi i Hamasit ka bërë të ditur se lideri Ismail Haniyeh është vrarë gjatë qëndrimit në Teheran.

    Ai është vrarë nga një sulm me raketë me kohën lokale.

    Grupi ka fajësuar Izraelin për sulmin, por shteti izraelit ende nuk ka reaguar, ani pse më parë ka premtuar se do të eliminojë liderët e Hamasit.

    Vdekja e Hanieyh ka ndodhur vetëm pak orë pasi Izraeli ka njoftuar për vrasjen e një komandanti të Hezbollahut në Bejrut të Libanit.

    Vrasja e dy liderëve të grupeve që përkrahen nga Irani ka nxitur shqetësimet për konflikt të mundshëm në rajon.

    Gjithashtu lë në dyshim edhe bisedimet për armëpushim mes Hamasit dhe Izraelit sepse Haniyeh ishte figurë kyç në bisedime.

    Haniyeh nga Gaza, për disa vjet po jetonte në Katar. Ai ndodhej në Teheran për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të Iranit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!