Fotografi francez Jerome Brouillet e dinte se kishte mundësinë të shkrepte diçka të veçantë kur sërfisti brazilian Gabriel Medina kapi një prej dallgëve më të mëdha gjatë ditës, shkruan BBC.
“Kushtet ishin të përkryera, dallgët ishin më të mëdha sesa pritëm”, thotë Brouillet.
Mirëpo ajo që pa në aparatin e tij ishte përtej ëndrrave të tij më të çmendura, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Duke pritur në anije anash dallgëve në Tahiti, Brouillet ishte gati për shfaqjen e Medinas – sapo ai të dilte nga dallgët.
Ai doli, duke bërë me gisht në ajër teksa festonte vlerësimin prej 9.9 pikësh.
Në momentin e përkryer, Brouillet kapi brazilianin në ajër sikur po qëndronte në tokë.
“Ai është prapa dallgëve dhe unë nuk mund ta shoh dhe krejt papritur ai del dhe shkrepa katër fotografi. Një prej tyre është kjo”, thotë Brouillet.
“Nuk ishte e vështirë të shkrepja këtë fotografi. Ishte një prej momenteve të pritura dhe kur Gabrieli do të dilte nga dallgët”, shton ai.
Fotografia me shpejtësi u publikua dhe rrjetet sociale shpërthyen.
Edhe Medina e publikoi të njëjtën fotografi në Instagram dhe mori 3.8 milionë pëlqime.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.