×
  • Sport
  • Sport / Lojërat Olimpike

    “Kam garuar me shumë lëndime”, Loriana Kuka me lot në sy i jep fund karrierës

    Reporteri
    01 Gusht 2024 | 14:31

    Loriana Kuka i dha fund sportit të xhudos menjëherë pasi mbylli aventurën e saj në Lojërat Olimpike “Paris 2024”.

    Gjatë një interviste për Komitetin Olimpik të Kosovës, Kuka u shpreh shumë e lumtur që ka arritur ta fitoj një raund, pasi kjo ishte dita e fundit e saj si sportiste e xhudos

    Po ashtu Kuka tregoi se në këto Lojëra Olimpike dhe shumë gara të tjera ka luajtur e lënduar.

    “E kam nisur ditën shumë mirë jam kanë shumë e fokusuar. Jam shumë e lumtur që kam fituar luftën e parë, luftën e dytë fati nuk deshti të shkoja në çerekfinale

    Kam garu me shumë lëndime, prandaj jam krenare çfarë kam arritur deri sot që s’jam ndalur deri sot.

    “Po kjo ka qenë gara e fundit për mu, kam dashtë me përfundu më herët por jam krenare me çfarë kam arritur deri tash”, ka thënë Loriana Kuka

    Kujtojmë që Kosova deri tani ka fituar dy medalje në “Paris 2024”, atë të bronztë dhe të argjendtë – pikërisht nga sporti i xhudos me Distria Krasniqin dhe Laura Fazliun.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!